Flash News

KRYESORE

Yuri Kim mban fjalën e parë si ambasadore e SHBA në Shqipëri: Mezi pres t’ju njoh, jemi ende me ju krah për krah

Yuri Kim mban fjalën e parë si ambasadore e SHBA në

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e parë para oborrit të ambasadës amerikane, pak pasi i dorëzoi këtë mëngjes presidentit Ilir Meta letrat kredenciale.

Gjatë fjalimit të saj, Kim vuri theksin te partneriteti SHBA-Shqipëri dhe lidhjet e forta mes dy vendeve prej vitesh.

"Jam e nderuar që presidenti Trump dhe sekretari Pompeo me kanë besuar që të përfaqësoj SHBA këtu në Shqipëri. Si ambasadore e SHBA pres me kënaqësi t’ju njoh ju dhe kulturën tuaj.

Jemi miq, aleatë dhe partnerë. Siç theksova edhe në senat, pak miq e kanë përqafuar Amerikën me ngrohtësi, pak aleatë kanë qenë më besnikë se sa Shqipëria.

Jam e nderuar që jam këtu para ndërtesës së ambasadës së SHBA, ku themelet e saj u vendosën në 1929.

Miqësia jonë nuk u ndërtua në një ditë, por rrënjët e saj janë të thella. 100 vjet më parë presidenti Ëilson ngriti zërin për Shqipërinë, kur nuk lejoi fuqitë e mëdha të ndanin Shqipërinë në konferencën e paqes në Paris.

Ai e përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqipëri të pavarur. Sikurse e dimë pas luftës 2 botërore qeveritë tona morën rrugë të ndryshme. Edhe kur qeveritë nuk e njihnin njëra tjetrën, popujt e mbajtën pranë njëri tjetrin, qëndruam të lidhur dhe flisnin përmes ‘Zërit të Amerikës’.

Transmetonte lajme, por edhe shkëndija shprese që më pas ndezi vendin tuaj dhe qëndruam me ju në ’91 kur u çliruat nga komunizmi. Kemi qëndruar krah jush që atëherë duke mbështetur hyrjen tuaj në NATO 2009 dhe tani në përpjekjet për t’u anëtarësuar në BE.

Qëndrojmë me ju, por edhe në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë", tha ambasadorja e re amerikane duke shtuar se përkushtimi i Amerikës ndaj Shqipërisë do të vazhdojë po njësoj.

"E dime se ka punë të vështira përpara, por është e lehtë kur ke miq dhe aleatë pranë teje.

SHBA janë të përkushtuara ta ndihmojë Shqipërinë që të behet aleate edhe më e fortë dhe e aftë, të forcojë kandidaturën e saj për në BE. Do vazhdojmë të mbështesim aspiratat për liri, drejtësi dh një sistem që secili të respektojë të njëjtat rregulla.

Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit shqiptarë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë të nevojshëm për të zbatuar Reformën në Drejtësi, ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar.

Jam besimplote që drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë, më shumë investitorë do të tërhiqen në Shqipëri, që të krijohen më shumë vende pune.

Le të mos ketë dyshime që SHBA e vlerësojnë Shqipërinë si aleate partnere dhe mike të vërtetë. Dua t’ju them edhe një herë pavarësisht shiut: ne jemi ende me ju krah për krah", tha Yuri Kim.

Të fundit