Zbardhet shkaku pse u vra Edison Harizaj, ekzekutimi i mikut të Shullazit u porosit nga Belgjika

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë, dy net më parë në lagjen nr. 13 në Durrës.

Edison Harizja, i njohur si i “forti” i Vlorës dhe mik me Emiljano Shullazin, mbeti i vrarë bashkë me mikun e tij Genci Çaçi në një atentat me armë zjarri në zonën e plazhit.

Sipas ‘news 24’, Harizaj është vrarë për hakmarrje, një nga pistat më të forta në të cilën u përqendrua policia që në nisje të hetimeve.

Bëhet fjalë për hakmarrjen e një sërë ngjarjesh kriminale në Vlorë, që kanë zanafillën që para viteve 2000. Në këtë seri ngjarjesh, mendohet se ishte i përfshirë edhe miku i tij Çaçi, i cili ndërroi jetë dje pasdite në Spitalin e Traumës.

Sipas të njëjtave burime, vrasja e Harizajt është porositur nga Belgjika nga një autor që dyshohet se është pjesë e një bande kriminale.

Sipas hetimeve  i zhdukuri në Vlorë Andi Xhaferri ishte caktuar që të mbante nën vëzhgim Harizajn që t’i gjente banesat, makinat, vendet që frekuentonin më tepër në mënyrë që të ndërtohej një pritë për t’iu bërë atentat.

Për këtë porosi, kishte njoftuar edhe mikun e tij Elton Troqe. Mendohet se ata u zbuluan prej Harizjat dhe pak kohë më parë dy të rinjtë humbën kontaktet dhe dyshohet se janë vrarë. Pas këtij episodi, Edison Harizaj u zhvendos nga Vlora në Durrës. Megjithatë, policia po heton për autorët e vrasjes së dyfishtë në Durrës, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë.