Flash News

KRYESORE

'Zgjedhorja'/ Përfundon takimi i trojkës së ambasadorëve i thirrur nga Soreca, ç’u diskutua

'Zgjedhorja'/ Përfundon takimi i trojkës së

Ka përfunduar takimi i thirrur nga ambasadori i BE, Luigi Soreca me ambasadorë të tjerë të angazhuar për implementimin e Reformës Zgjedhore.

Takimi u thirr sot nga Soreca në zyrën e delegacionit të BE në orën 11 dhe ka zgjatur rreth një orë diskutimi mes tyre.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ai britanik Duncan Norman, ai gjerman Peter Zingraf si dhe ai i OSBE Bernd Borchardt.

Takimi i tyre vjen pas mbledhjeve me orë të gjata, nga 9 orë në dy ditët e fundit me palët e Këshillit Politik për të negociuar në një marrëveshje konsensuale të Reformës Zgjedhore, duke treguar sërish insistimin e tyre për arritjen e një marrëveshje.

Pas takimit, ambasadorët janë larguar me makinat e tyre dhe nuk janë prononcuar për mediat.

Kujtojmë se pas mbledhjes së gjatë të natës së mbrëmshme, kryediplomatja amerikane Kim “e hodhi topin në fushën e Lulzim Bashës”, teksa deklaroi se është gati draft-marrëveshja, që ajo e cilësoi të mirë për përmbushjen e Reformës Zgjedhore.

Pas thirrjes së Kim, kreu i PD, tha se ka ende një pika e padakordësuar.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

Të fundit