Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Zhvillohet në Trieste takimi i parë mes Edi Ramës dhe Zoran Zaev: Mbaji premtimet ndaj shqiptarëve
Është zhvilluar në Trieste të Italisë takimi i parë mes Edi Ramës dhe Zoran Zaevit. Takimi i kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë është zhvilluar përpara nisjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor dhe ka patur në fokus forcimin e bashkëpunimit mes vendeve.
Rama ka kërkuar nga Zeav që premtimet që ka dhënë për shqiptarët e Maqedonisë, të konkretizohen në vepra të prekshme.
“Në Trieste me kryeministrin Zoran Zaev, për forcimin e miqësisë e thellimin e gjthanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona; me urimin që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj”, shprehet Rama.
Zaev u zgjodh në krye të qeverisë vetëm pasi partitë shqiptare në Maqedoni refuzuan të hynin në koalicion me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.