All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

1.2 miliard euro dëm, Berisha sugjerim kreut të KLSH: Si duhet t’u drejtohesh qeveritarëve

1.2 miliard euro dëm, Berisha sugjerim kreut të KLSH: Si duhet
All - Paragraf - 1

Kreu i KLSH Bujar Leskaj prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor të këtij institucioni. Deputeti Sali Berisha mori fjalën pas prezantimit të raportit nga Leskaj, duke i sugjeruar që qeveritarëve t’u drejtohet me fjalën “hajdutë” të 1.2 miliard eurove për koncesione  e tendera.

All - Paragraf - 3

“Kam një pyetje konkrete. Iu ke deklaruar shqiptarëve me dokumenta shtetërore të firmosura nga kjo mazhorancë se këta, çdo epitet mund t’u vësh këtyre që ke pas me në krye kryehajdutin, 'o kryehajdutë a i keni vjedhur 1.2 miliardë euro shqiptarëve?'. Po shkove te Mit'hat Frashëri shkon te e vërteta...Dhe ajo e vërtetë do të të detyronte ty t'u drejtoheshe në këtë mënyrë atyre që u kanë grabitur shqiptarëve 1.2 miliadë në koncesione e tendera. Kjo ëhstë e dhënë e institucionit qendror të llogarive të shtetit".

Ndërsa pas fjalës së Berishës, Leskaj duke e falenderuar për sugjerimet, iu përgjigj Berishës, “KLSH dhe unë e kemi bërë punën tonë audituese. Ne nuk bëjmë politika, auditojmë zbatimin e politikave. Për ne si KLSH kemi primare interesat e shqiptarëve, të ruajmë pronën publike, pronën shtetërore..”.

Të fundit