Flash News

KRYESORE

12 milionë euro do të paguajnë kompanitë e sigurimit për banesat e dëmtuara

12 milionë euro do të paguajnë kompanitë e sigurimit

Kompanitë e sigurimit do të duhet që t’iu paguajnë pronarëve të banesave të dëmtuara nga tërmeti rreth 12 milionë euro. Por shifra mund të ndryshojë, duke qenë se vlerësimi nuk ka përfunduar akoma në terren.

Drejtuesi i Komitetit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, gjatë një tryeze me kompanitë e sigurimit, kërkoi që të paraqiten listat e përfituesve të dëmshpërblimit, në mënyrë që të mos ketë një faturë të dyfishtë për shtetin.

“Shifrat e dëmeve totale shkon në 12 milionë dollarë sot, me këtë vlerësim që është ende larg atij final”, tha Ahmetaj.

Kurse kompanitë e sigurimit kërkojnë që qeveria të hartojë një ligj të posaçëm për sigurimin nga katastrofat natyrore.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, deri më tani janë regjistruar 1943 banesa të siguruara që kanë pësuar dëme nga tërmeti. Pjesa me e madhe e tyre janë të blera me kredi.

Të fundit