Flash News

KRYESORE

12 milionë persona janë prekur nga Covid-19 në të gjithë botën

12 milionë persona janë prekur nga Covid-19 në të

Shifra e të prekurve me koronavirus ka arritur në 12 milionë në të gjithë botën.

Sipas të dhënave në Worldometer, rezulton se deri më tani numri i të infektuarve në rang global është 12,051,614.

Të shëruar janë mbi 6,9 persona, ndërsa 548,841 të tjerë janë ndarë nga jeta.

Vendin e parë si shteti më i prekur nga pandemia në botë vijon ta mbajë SHBA me më shumë se 3.1 milion të infektuar me koronavirus si dhe 134,218 viktima.

Në vend të dytë vjen Brazili, vendi më i prekur në Amerikën Latine nga pandemia, ku numërohen mbi 1.6 milion të infektuar dhe 67,113 viktima.

Vendi i tretë më i prekur nga pandemia aktualisht rezulton të jetë India me 766,273 të infektuar dhe 21,133 viktima.

Të fundit