Flash News

KRYESORE

19 vite më i ri, Pamela Anderson fejohet me të dashurin e saj

Pamela Anderson dhe i dashuri i saj, Adil Rami, janë fejuar dhe së shpejti do të shpallin dhe njoftimin zyrtar.

Aktorja 51-vjeçare është prej disa kohësh në lidhje me futbollistin francez, i cili është 19 vite më i ri se ajo. Të martën, aktorja 51-vjeçare brohoriste në Francë në ndeshjen e gjysmës finale të Kupës së Botës kundër Belgjikës, ndërsa mbante një unazë diamanti “Cartier Panther”, me të cilën thuhet se futbollisti ka bërë propozimin.

Pamela nuk pranoi të ulej me gratë dhe të dashurat e lojtarëve të tjerë në ekip, por e pa ndeshjen nga një sallon VIP së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe familjen mbretërore të Katarit.

Të fundit