Flash News

KRYESORE

2 muaj pas ndarjes nga jeta, mësohet surpriza që kishte Kobe Bryant për fansat e tij

Para 2 muajsh, legjenda e basketbollisti, Kobe Bryant, u nda nga jeta bashkë me vajzën e tj, Gigi-n. Ky lajm trishtoi jo pak dashamirës të basketbollit në gjithë botën dhe miqtë e bashkëpunëtorët e Bryant.

Ata që po e vuajnë më shumë mungesën e dy kampionëve, janë sigurisht familja e tyre, Vanessa me tre vajzat.

Mirëpo, pavarësisht dhimbjes, Vanessa, ka çuar në fund surprizën që Kobe kishte gati për fansat e tij. Së fundmi Vanessa ka bërë me dije se libri i Kobe “The Wizenard Series: Season One” është hedhur në treg dhe të gjithë adhuruesit e tij mund ta lexojnë.

Më 19 mars të vitit 2019 legjenda e basketbollit botoi librin e tij të parë me titull “The Wizenard Series: Training Training” , i cili u lexua nga mijëra njerëz në të gjithë botën. Lidhur me serinë e librave të tij, Kobe ka thënë se dëshiron që me anë të tyre t’u nxisë imagjinatën sportistëve të rinj  dhe t’i shtyjë të mësojnë më tepër rreth sporteve.

Libri ka dalë dje në treg dhe është libri i dytë dhe i fundit që basketbollisti arriti të shkruante.

Të fundit