Flash News

KRYESORE

21 raste të reja me covid-19 vetëm në Tiranë, 13 prej tyre personel mjekësor dhe pacientë të QSUT

21 raste të reja me covid-19 vetëm në Tiranë, 13 prej tyre

Tjetër bilanc i rritur i numrit të të infektuarve me covid-19 është konfirmuar në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 21 raste të reja janë konfirmuar së fundmi, por vetëm në Tiranë dhe asnjë rast në zonat e tjera.

Nga këta të infektuar, 13 prej të prekurve janë personel shëndetësor dhe pacientë në QSUT, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

“Janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit.

Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë jane transferuar në spitalin infektiv.

Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”, u shpreh Dr. Flutura Beqo, nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Të fundit