Flash News

KRYESORE

30 vjet nga rënia e Murit të Berlinit, ish deputeti: Dy figurat që bënë ndryshimin pa shkaktuar miliona të vrarë

Sot 30 vjet më parë në Gjermani do të binte simboli i ndarjes mes botës së lirë dhe asaj ku sundonte totalitarizmi: Muri i Berlinit.

Por këtë ditë ish deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, e ka përkujtuar përmes dy emrave që kanë kontribuar ndryshimin e botës pa shkaktuar të vrarë.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Shehu ka sjellë në vëmendje ish presidentin amerikan Ronald Regan dhe papa Vojtilën.

“Në këtë përvjetor të asaj ngjarje me vlera të pa llogaritëshme në histori nuk mund të mos kujtojmë dy figurat e ndritura, që secili me mënyrën e tij, hapësirat e tij, fjalët apo veprat e tij, punuan me guxim, këmbëngulje e mençuri për të bërë të mundur atë ndryshim madhor të rruzullit pa miliona të vrarë kësaj here, në favor të paqes, lirisë, vlerave, të drejtave universale”, shkruan Shehu.

Të fundit