Flash News

KRYESORE

Kryendeshja e Superligës fitohet nga Kukësi, goli i Abazajt krijon polemika

Kryendeshja e Superligës fitohet nga Kukësi, goli i Abazajt krijon

Kukësi sot fitoi 1-0 ndaj “Demave të kuq” në ndeshjen e javës së 19-të të kampionatit shqiptar. Sulmuesi anësor Kristal Abazaj shënoi golin e vetëm të fitores në pjesën e dytë.

Rastet për gol nuk munguan në pjesën e parë, ama golat po. Pjesa e dytë ishte më tërheqëse, ndonëse sepse edhe regjistroi aksionin e dyshimtë të golit. Duhet theksuar se më shumë fat patën të besuarit e Shpëtim Duros, të cilët u ndihmuan shumë nga portieri.

Abazaj shënoi me parabolë në të 66'. Goli ishte fantastik, por Belica arriti ta largojë topin me këmbë dhe rasti vlen për t'u diskutuar (nëse mbrojtësi i Partizanit e ndali sferën në vijën fatale apo jo).

Gjyqtari i pestë Shahini e vlerësoi gol të rregullt dhe kaq mjaftoi që Kukësi të fitonte 3 pikët. Mbetet për t'u bërë një tjetër analizë për këtë gol, mundësisht në kënde më optimale shikimi.

Të fundit