Flash News

KRYESORE

'50 000 euro dhe do ta nxjerr nga burgu', arrestohet "juristja e Gjykatës së Lartë"

Një 33-vjeçare nga Përmeti dhe me banim në Tiranë ka përfunduar në polici, pas akuzave për mashtrim.

Sipas policisë, 33-vjeçarja ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, pas pretendimeve se është juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.

Ajo i kishte premtuar shtetasit B.Z se do ta nxirrte nga burgu shtetasin A.M.

Nga ana e tij shtetasi A.M është dënuar me 30 vjet burg, për një vrasje në rrethana rënduese të kryer në Memaliaj, në vitin 2015.

 

Të fundit