Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Mina Hysa
Edi Rama ishte sot në Lurë dhe foli live për minuta të tëra, harxhoi kohë televizive në satelit, rrjedhimisht të kushtueshme, në një aktivitet të quajtur “Për prezantimin e projektit të zhvillimit të Lurës”. Vizita e një Kryeministri në çdo pjesë të territorit është normale, por sot në Lurë Rama, edhe pse përballë një grupi qytetarësh me bindje të majta, dhe votues të PS (madje disa kanë shkuar nga Tirana dhe Dibra me porosi partie, për të shtuar atë grusht njerëzish që e pritën), dëgjoi prej tyre atë çfarë kjo qeveri nuk ka bërë në 5 vjet.
Regjia e Rilindjes, si dhe në takimet e tjera, nuk ka mundur dot të ndalojë pakënaqësinë qytetare që i përplaset në sy Kryeministrit, duke ia numëruar një nga një premtimet e pambajtura. Sot në Lurë, një nga banorët i tha Ramës: S’ka nevojë të na rikonstruktosh kullat, se ia dalim vet, por na bëj rrugën se ti të gjitha daljet i ke reklamë për vete, jo vetëm në Lurë por dhe në gjithë Shqipërinë.
Aty Rama e humbi toruan dhe nisi të bëjë leksione, siç rëndom e bën në pseudo-dëgjesat e tij.
Në Lurë ia numëruan të gjitha: e nisën me mungesën e infrastrukturës rrugore, ku mrekullia e natyrës është thuajse e izoluar, pasi mundësia e qarkullimit të qytetarëve apo dhe turistëve është tejet e vështirë, qoftë nga lidhja me Rrëshenin apo dhe Dibrën, si dhe mes fshatrave me njëri-tjetrin. Pa harruar as vështirësinë që të ngjitesh te liqenet. I thanë që furnizimi me energji vjen nga Fushë-Alia (kur Lura ka dy HEC-e), dhe në dimër shpesh telat këputen dhe mbeten në erresirë.
I thanë se kanë burime ujore pa fund, që mund të furnizojmë edhe Dibrën, por nuk vadisin dot tokat e tyre. I thanë që shkollat janë pa çati dhe pikojnë.
I thanë që shëndetësia është derexhe, ku veç mjekut që vjen, nuk ka as dhe një aspirinë. I thanë që të punësuarit janë me shkollë të mesme, dhe mbeten pa u punësuar ata që kanë mbaruar të lartën.
I thanë që zona ka nevojë për mbështetje nga qeveria që të zhvillohet turizmi, së pari duke zhvilluar infrastrukturën dhe ripyllëzuar pyjet, pas një pastrimi të plotë që duhet t’i bëhet zonës. Iu ankuan dhe për nivelin e ulët të jetesës, spastrimeve në administratë, pagave dhe pensioneve të ulëta me të cilat, siç i tha një banor i Lurës, me 56 mijë lekë të vjetra pension, po të mos kishte fëmijët në emigracion do vdiste për bukë.
Mbeti pa fjalë sa nuk ktheu përgjigje.
Por ai dëgjoi, u zu me ata që nuk i bënë elozhe, i këshilloi, premtoi, siç ka bërë prej fushatës së vitit 2013 e në vazhdim, bëri lojëra fjalësh, jo projekti, jo financimi i turizmit familjar etj., dhe pa asgjë konkrete iku për drekë.
Nesër do jetë në Dibër e më pas në Klos, me të njëjtin zhargon fjalësh, me të njëjtën propagandë ku do ta ngrejë nivelin e spektaklit me rrugën e Arbrit përballë administratës së kërcënuar të dalë në takim.
Si në gjithë Shqipërinë, edhe në Lurë, tha fjalët e përgjithshme, por asgjë konkrete se çfarë realisht do të bëjë për Lurën. Nuk premtoi asgjë konkrete. Siç më tha një banor i Lurës: Erdhi, dëgjoi, nuk pranoi dhe premtoi asgjë të prekshme dhe iku për drekë.
Sa seriozisht e ka Rama zhvillimin e Lurës?! Unë shpresoj ta ketë dhe nëse do të bëjë diçka do ishte gjë e mirë, por kam shumë pak besim. Kjo për faktin se ende nuk ka asnjë projekt zhvillimi, si nga Bashkia Dibër ashtu dhe nga qeveria Rama. Eshtë kokëfortë fakti se qeveria e Edi Ramës nuk e ka listuar Lurën, këtë mrekulli të natyrës shqiptare, te financimi i 100 fshatrave turistikë që gjoja do të bëjë këtë mandat. Ka zgjedhur psh të përfshijë te 100 fshatrat turistikë 14 fshatra në Gjirokastër dhe 13 në Vlorë, dhe mirë ka bërë, nëse do e mbajë premtimin, por Lurën nuk e ka përfshirë në modelin e Rilindjes Urbane, program, sipas qeverisë, i fokusuar te turizmi dhe agro-biznesi.
Sipas njoftimit të qeverisë këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur më parë në vendin tonë, turizmi rural.
Pyetja që i shtrohet sot Kryeministrit është: A nuk e ka Lura këtë potencial turistik, kulturor dhe historik?!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38