Flash News

KRYESORE

7 maskat më të mira për fytyrën sipas dermatologëve

Fytyrës duhet t`i dedikoni më shumë kohë. Pas një jave të ngarkuar që mund të kaloni, sot si fundjavë që është, përkon me një moment fantastik dhe të duhur për të bërë një maskë për fytyrën, për një lëkurë të butë, të freskët dhe më me shkëlqim. Kështu, edhe java e punës do të nisë më mbarë, (këto maska mund t`i bëni dhe të dielën).

Nëse jeni duke kërkuar për më shumë fuqi hidratuese ose shkëlqim, këto maska janë një mundësi e artë për ju. Dhe për ta mbështetur këtë zgjedhje, janë dermatologët e famshëm Dr. Adarsh ​​Vijay Mudgil dhe Dr Rachel Nazarian i Schweiger Dermatology që rekomandojnë pikërisht këto shtatë maska fantastike

Neutrogena

"Kjo maskë është shumë efektive për hidratimin e lëkurës së thatë", thotë Mudgil. Ky dermatolog e pëlqen veçanërisht këtë formulë, sepse ka një dozë të madhe të acidit hialuronik, duke e bërë atë një hidratues super të fuqishëm dhe afatgjatë.

Biore

Për të gjitha vajzat që kanë probleme me pikat e zeza kjo maskë bën mrekulli! Ajo ndihmon në hapjen e poreve dhe në heqjen e gjithë papastërtive në lëkurë. Sa herë që e aplikoni në fytyrë, është njësoj sikur të keni bërë një trajtim SPA në kushtet e shtëpisë.

Clear Pore

Ky pastrues dhe maskë është praktikisht: dy në një! Pikësëpari, vepron si pastrues i thellë për poret e bllokuara nga vaji. "Kjo maskë përmban peroksid benzoyl, që e bën atë të shkëlqejë, edhe nëse është një lëkurë e prirur ndaj akneve", shpjegon Mudgil.

Aztec Secret Indian Healing Clay

Në sajë të përbërjes së argjiles, kjo maskë funksionon në mënyrë perfekte. Nëse keni pika të thella të zeza, përdorni këtë perlë. Kjo është një nga maskat më të dashura dhe më të shitura në Amazon, sepse bën mrekulli për puçrrat e fytyrës, ndërsa zhduk pikat e zeza shpejt.

Yes To Grapefruit

Vitamina C është përbërësi kryesor kur është fjala për shndritjen e lëkurës së stresuar. Unë e bëj këtë maskë sa herë që jam e lodhur dhe e shijoj procesin në lëkurë. Faktin se si aloe vera, antioksidantët, rrushi dhe vitamina C punojnë së bashku për t'i dhënë lëkurës sime shkëlqim. Ajo gjithashtu ka një aromë fantastike dhe ti ndihesh sikur je brenda një oazi tropikal. Ndjesia freskuese kur depresioni sezonal i dimrit po kalon për t'ja lënë vendin një tjetër stine të ngrohtë dhe të dëshiruar nga shumë prej jush.

Bliss

Kjo maskë që vendoset gjatë natës, i jep shkëlqimin e dëshiruar lëkurës suaj. Formula e saj e përbërjes është shumë efektive. Pa paraben dhe me aromën e një shalqiri të freskët, viskoziteti i xhelit të kësaj maske derpërton thellë në lëkurën tuaj duke e lejuar atë të hidratohet dhe t'i jap shkëlqim të vazhdueshëm.

 

Neutrogena

Këtë maskë mund ta mbani gjatë natës dhe të zgjoheni me lëkurë të bukur. "Përveç kësaj, duke qenë një produkt tepër i përballueshëm financiarisht, kjo maskë e veçantë është ajo që gati çdo lloj lëkure mund ta përdorë. Përbërësi kryesor është acidi hialuronik, i cili hidraton dhe tërheq ujin në lëkurë. Është e mrekullueshme për llojet e thatë dhe të ndjeshëm të lëkurës dhe mund të përdoret çdo ditë". Madje, ajo përmirëson edhe linjat e rrudhave të imta në fytyrë.

Të fundit