Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
A di gjë kush: pse kanë ngrirë krushqit, e paqes dhe konfliktit, në politikën e Tiranës?
Alfred Lela
Lulzim Basha i ka dorëzuar një dokument rivalit politik, Edi Ramës, ku sipas tij gjendet drafti i reformës zgjedhore dhe me gjasë dalja nga kriza. "Prano dokumentin tonë ose hap krahun!', ishte 'kërcënimi' i kryetarit të Partisë Demokratike para një jave, një ultimatum i cili, për shumë arsye, tingëllon si një krismë e shkrehur që armëpushimi të mos bjerë në sy.
Pas shtetrrethimit politik, që zgjati deri në zgjedhjet e 30 qershorit, skena politike në Tiranë ka qenë një simulim i pashterrshëm i konflikit pa asnjë konflikt në mes. Edhe Presidenti Meta, i cili për disa javë rresht shfaqej me 'flakëhedhëse' në daljet mediatike tani është kandisur me një dorë shkarpash të holla.
Vjeshta vetëm temperaturat e larta ka trashëguar nga periudha parazgjedhore; në të tjerat është një stinë politike e ngrirë. E tillë që nuk prodhon as konflikt dhe as paqe. Lulzim Basha i ka zëvendësuar thirrjet për vazhdim të protestave me 'premtimin e brendshëm' të zgjedhjeve të përgjithshme duke dhënë urdhra partiakë, që krijojnë përshtypjen se shqiptarët, së shpejti, do tu drejtohen kutive të votitmit, dhe aty me gjasë, do të ndryshojë gjithçka. Ky moment politik 'frozen in time', rrjedh ndoshta edhe prej asaj se tashmë aktorët, në pushtet apo opozicion, nuk kanë më asgjë në dorë, në njëfarë mënyre. Atyre u mbetet të vazhdojnë me inercinë e pozicionit politik derisa 'këputja' dhe 'rifillimi' i ngjarjeve të vijë nga 'jashtë'. Me 'jashtë' duhet kuptuar instalimi final dhe eficent i mekanizmave të reformës në drejtësi dhe sidomos i gjykatës Kushtetuese, e cila do të shprehet për vlefshmërinë ose jo të 'anti-dekretit' të Presidentit Meta.
Në lidhje me të, me 13 tetorin e certifikuar nga Presidenti si datë zgjedhjesh, dje nuk pati asnjë gëkmëk retorik. Data që interpretohej si 'Vaterlo politike' para tre muajsh kaloi me lehtësinë e një xhonglimi me top në ranishten e plazhit të Lalzit dhe nën limontinë e një të diele vjeshte.
Konflikit i stacionuar në fazën 'limbo' nuk është gjë e mirë. Madje është më keq se një konflikt i hapur, territorial, retorik dhe kulminant. Limboja nuk zgjidh gjë, vetëm sa e vonon zgjidhjen, sa i shtyn palët drejt taktikash të reja të cilat gjithmonë kërkojnë shmangien e një strategjie që përfundon këtë konflikt dhe parandalon të ardhshmit.
Koha politike nuk rrjedh e njëjtë për establishmentin dhe publikun dhe çdo ngecje në limbo lidhet me interesat e drejtpërdrejta të atyre që bëjnë pjesë në kategorinë e parë. Kategoria e dytë nuk ka as nevojë të pyesë 'cilët janë këta interesa?'.
Establishmenti ka interesin e kornizave të pushtetit dhe në këtë korniza gjithmonë bën pjesë edhe kundërshtari politik.
Pritja që Reforma të kryhet, në fazën limbo, nuk është më shumë se pritshmëri që ajo të mos ndodhë kurrë.
*Limbo-një gjendje e mbetur në mes (pezull) që nuk shkon as para as mbrapa.