Flash News

KRYESORE

A e ka humbur besueshmërinë policia shqiptare karshi agjencive partnere?

A e ka humbur besueshmërinë policia shqiptare karshi agjencive

A e ka humbur besueshmërinë policia shqiptare karshi agjencive partnere? Fakti që 137 kg kokainë të fshehur në kontenierët e ardhur në Durrës u zëvendësuan nga agjentët grekë, të lë të kuptosh se përgjigja është “po”.

Pakove të mbushura me oriz iu vendosën GPS, policia po i monitoronte në Durrës, e prapë disa pako u nxorën jashtë dhe i dyshuari si pritës i porosisë, Gentian Malindi, u largua.

Një rast tjetër kur kokaina është zëvendësuar nga agjencitë policore partnere është edhe ai i 200 kilogramë kokainë kolumbiane që po udhëtonte drejt Shqipërisë, e tretur në 52 fuçi të mbushura me vaj palme. Droga u bllokua në portin e Antwerp në Belgjikë, kurse policia e zëvendësoi ngarkesën dhe i vendosi GPS.

Një rast tjetër është ai në qershor 2014, kur 265 kg kokainë nga Ekuadori me destinacion Shqipërinë u bllokuam në Malin e Zi. Në vendin tonë u arrestua vetëm kolumbiani, Augusto Triana, i ardhur pagesën prej 1 milionë euro.

Të fundit