Flash News

KRYESORE

Afro 3 milionë të infektuar me koronavirus, si paraqitet gjendja në të gjithë botën

Koronavirusi është kthyer në një rrezik shumë serioz për gjithë planetin, duke gjunjëzuar edhe vendet më të zhvilluara e duke shkaktuar qindra mijëra viktima në mbarë botën. Në të dhënat globale të publikuara sot, gjithsej në gjithë botën janë regjistruar 2,896,946 raste me koronavirus. Nga këto shifra 201,743 kanë vdekur e ndërsa 85,376 të shëruar.

Tre vendet më të goditura janë SHBA-të, Italia dhe Spanja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë numrin më të lartë  të infektimeve dhe të vdekjeve duke u ndjekur nga Spanja për numër të infektuarish por Italia ka më shumë të vdekur.

Ndërsa në Shqipëri, numri total i të infektuar ka shkuar në 712, ku vetëm sot janë shënuar 34 raste të reja, 27 vdekje, 403 të shëruar dhe katër të tjerë janë në gjendje kritike.

Të fundit