“Ajo gjethja e hashashit mbrapa teje…”, Rudina Hajdari flet për biznesin e ndershëm në Shqipëri, por komentuesit e ‘kryqëzojnë’ për foton që zgjodhi

Deputetja Rudina Hajdari, e cila tashmë ka krijuar një parti të re, prej ditësh ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri me qytetarët.

Sot, Hajdari ka përzgjedhur të ndajë në rrjetet sociale historinë e një emigranti të rikthyer në Shqipëri dhe me kursimet e fituara ka hapur një biznes.

“Dua të ndaj sot një histori të hasur në një nga takimet e shumta që po zhvilloj këto ditë me qytetarët.
Shkëlqimi është një nga shqiptarët që 10 vite më parë vendosi ta lerë emigracionin dhe të rikthehet në atdhe. Hapi një biznes me kursimet e tij dhe filloi të bënte tregti me ndershmëri ashtu siç e ka tradita e shqiptarit të mirë.
Teksa arriti ta konsolidojë, edhe pse i rregullt me pagesën e taksave, filluan ti shfaqen në derë njerëz me uniformë e blloqe gjobash në duar, të cilat i përdornin si presion duke kërkuar rryshfet.
Presion mbas presioni, e gjobë mbas gjobë, Shkëlqimi u detyrua ta mbyllë biznesin.
Kjo nuk është vetëm historia e Shkëlqimit, por është historia e çdo shqiptari të thjeshtë e të ndershëm.
Për 30 vite shteti në vend të shërbente si mik i biznesit dhe inkurajues i ndershmërisë, u kthye në simbol të fatkeqësisë e falimentimit.
Ne duhet të bashkohemi që shtetin t’ia kthejmë njerëzve si Shkëlqimi.
T’ia kthejmë qytetarit të thjeshtë.
Të mos jetë më kurrë administrata fole militantësh që ushqehen me gjoba si banda por të jetë ushtria e mirë në ndihmë të njerëzve të ndershëm”, shkruan Hajdari, shoqëruar edhe me një foto, që në sfond bie menjëherë në sy imazhi i një gjetheje kanabisi i vendosur në mur.

Ky detaj nuk u ka shpëtuar komentuesve të cilët kanë nisur ta ironizojnë: