Flash News

KRYESORE

Akademia e Shkencave/ Fuga: Zgjedhja e Gjinushit e jashtëligjshme, pas dështimit të negociatave kjo është goditja e dytë për shqiptarët

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sot me anë të një postimi në facebook rreth zgjedhjes së Sjënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ditën e djeshme. Sipas Fugës, zgjedhja e Gjinushit është bërë në mënyrë krejtësisht të jashtëligjshme, duke manipuluar asamblenë.

Për akademikun kjo është një tjetër ‘goditje pas qafe’ për shqiptarët, pas dështimit të negociatave për hyrjen në BE. Ai thekson se e gjitha kjo u bë pa miratimin e Presidentit të Republikës dhe pa proces votimi, por thjeshtë me vendim kryesie.

“Pa miratimin e Presidentit të Republikës sikurse e kërkon ligji, por edhe pa proces votimi, pa zgjedhje, thjesht me vendim të kryesisë!

Zgjedhjet e 24 qershorit u mbyllën me dështim sepse Presidentit e refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit, kurse dje u emërua po ky i fundit pa proces të dytë votimi!”, shkruan Fuga.

Ai sqaron se precedenti tjetër këtu është se gjysma e procesit zgjedhor është bërë me një ligj, dhe gjysma tjetër me një ligj tjetër që anullon të parin.

“Për herë të parë në historinë e ligjeve në Shqipëri ndodh që një proces të legjitimohet me dy ligje kontradiktore ku njeri ka anulluar tjetrin. Gjysma e procesit me një ligj dhe gjysma me një ligj tjetër që ka anulluar të parin.

Kryesia e akademisë së shkencave e ka kthyer institucionin si gjysma gjeli.

Dje ndodhi absurdi. Kryesia e akademisë së shkencave i imponoi asamblesë së akademikëve që një ligj i dalë më vonë të ketë fuqi prapavepruese për të kaluarën e mbyllur. Zgjedhjet e 24 majit 2019 i interpreton me një ligj të tetorit 2019!!! Eshtë njësoj sikur sot të dali një ligj që asnjë veturë që nuk punon me elektrik të mos qarkullojë, dhe mbi bazën e këtij ligji të dënohen ata që përpara daljes së tij tij kanë qarkulluar me vetura me karburant!”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Të fundit