Flash News

KRYESORE

Aksident në Kosovë me tre të vdekur, plagoset edhe një ambasadore

Aksident në Kosovë me tre të vdekur, plagoset edhe një

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Mramor.

Sipas Policisë, tri automjete janë përfshirë në aksident, në mesin e tyre edhe një me targa diplomatike, në të cilin ka qenë ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç.

“Janë lënduar 6 persona. Prej tyre, 2 kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pra, bilanci është 3 të vdekur. Ekzaminimi është duke vazhduar ende në vendin e ngjarjes. Në aksident është e përfshirë edhe ambasadorja e Turqisë, e cila është në mesin e personave të lënduar dhe aktualisht është në QKUK, duke e marrë tretmanin mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se të gjithë personat e lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Prishtinë.

Të fundit