Flash News

KRYESORE

Aksidentohet makina me refugjatë në Greqi, një i vdekur dhe 8 të plagosur rëndë  

Aksidentohet makina me refugjatë në Greqi, një i vdekur dhe 8

Një i vdekur dhe tetë të plagosur rëndë është bilanci i një aksidenti mes dy makinave në Greqi.

Sipas medias ‘Kathimerini’, dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën sot në orët e para të  mëngjesit.

Në aksidentin e ndodhur pranë Komotinisë u përfshi një automjet që transportonte refugjatë për në Selanik.

Për pasojë humbi jetën një prej tyre dhe 8 të tjerë janë në gjendje të rëndë. Sipas mediave greke, të lënduarit janë nga Pakistani dhe Bangladeshi dhe janë përkatësisht të moshës nga 17-30 vjeç.

Pas aksidentit trafikanti që po bënte transportimin e tyre në mënyrë të paligjshme bashkë me dy emigrantë kanë mundur të ikin nga vendi i ngjarjes, për t’i shpëtuar policisë.

Të fundit