Flash News

KRYESORE

Aktorja e njohur i drejtohet së bijës: Nuk jam nënë perfekte

Aktorja e njohur gjermano-turke, Meryem Uzerli, që luan rolin e “Hyrremit” në serialin “Sulltani i madhërishëm” ka ndarë me fansat një moment nga përditshmëria e saj, shumë emocionues. Në jetën reale ajo është nënë e një vajze me emrin Lara, e cila ka ardhur në jetë si fryt i dashurisë së aktores me biznesmenin turk Can Ates. Çifti u ndanë vite më parë dhe tani Meryem Uzerli e rrit e vetme të bijën. Lara kishte ditëlindjen dhe aktorja i ka bërë një urim emocionues së bijës që mbushi 6-vjeçe, duke e quajtur veten nënë dhe baba për të bijën: “Gëzuar ditëlindjen zemrës sime, shpirtit tim, botës sime, dashurisë sime më të madhe. Unë ndoshta nuk jam një mama perfekte, nuk jam as një baba perfekt, por dashuria ime për ty është perfekte. Uroj që Zoti të të mbrojë ty dhe të gjithë fëmijët në botë.”

Të fundit