Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Akuzat e PD për tenderat, përgjigjet Veliaj: Po gënjen, do bëjmë shtëpitë e njerëzve në çadër
Erion Veliaj iu përgjigj akuzave të ngritura nga PD, se gjatë kësaj periudhe ka vijuar të tenderojë betonizimin e Tiranës. Veliaj, gjatë një intervsiste në “Real Story”, u shpreh se “akuzat e PD janë mashtrim”, pasi sipas tij paratë e tenderuara janë për të pastrehët që ndodhen në çadër, të cilët mbetën të pastrehë për shkak të tërmetit.
“PD po gënjen. Sot njerëzit me vunerabël janë çadër më çadër dhe ata shtëpi do të bëhen. Ne duhet të zgjidhim edhe tërmetin, ne duhet të zgjidhim edhe këtë situatë. Është ky njeri që thotë se oligarkët janë fajtorë, por ai ka shtëpinë atje ku ndërtohet. Nuk kam asnjë respekt për një njeri që nuk hyn në zgjedhje”, tha Veliaj.
Më tej, Veliaj falenderoi qytetarët e Tiranës për respektimin e masave kundër koronavirusit. Ai tha se Bashkia është në punë dhe po kujdeset për të moshuarit, dezinfektimin e rrugëve apo dhe shërbime të tjera.
“Tirana është më e prekura. Ata kanë marrë virusin pas kontakteve në Itali. Tirana që ka 1 milionë sot është në gjendje lufte. Ne kemi vazhduar me pastrimin e qytetit. Qyteti sot është më i pastër. Sfida e madhe është dizinfektimi i qytetit. Shkenca e thotë qartë se virusi përhapet nga njeriu tek njeriu. Ne akset kryesore i lajmë dhe higjenizojmë qytetin. Ne po trajtojmë të moshuarit me trajtim edhe shërbim social, për ilaçe apo diçka tjetër që ata kanë nevojë. Sot jo vetëm Bashkia Tiranë, por gjithë bashkitë në vend kanë marrë masa”, u shpreh Veliaj.