Flash News

KRYESORE

Aleanca qytetare thirrje kryebashkiakut të Vaut të Dejës: Reflekto, 30 qershori dita e gjykimit për ty

Aleanca qytetare thirrje kryebashkiakut të Vaut të Dejës:

Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë në Bashkinë Vau Dejës, i ka dërguar një letër kryetarit të kësaj bashkie, Mark Babanit ku i kërkon që të reflektojë dhe të tërhiqet nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Kjo strukturë është ngritur nga Partia Demokratike që të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve në datë 30 qershor.

Sipas aleancës qytetare, shumica po e çon vendin në vëllavrasje.

“Mark, reflekto sa je në kohë!

Mos nxit konflikte të pa nevojshme ku vëllezërit dhe motrat e Bashkisë Vau Dejës , të të mbajnë mend si një ogurzi, si një shegërt i krimit më të neveritshëm, i cili për egon e tij personale të fryrë nga pëshpërima djallëzore nga një grup njerëzish që e rrethojnë , me një historik kriminal që të gjithë e dimë, po të përdorin si “ mish për top”.

Votime pa zgjedhje nuk mund të ketë, edhe ti e di këtë fakt.

Kjo është një betejë madhore ku duhet të mendohen interesat kushtetuese dhe qytetare!:, thuhet në letrën publike drejtuar kryebashkiakut të vaut të dejës.

Sipas aleancës qytetare, “nuk është data 30, dita e zgjedhjeve për NE, por DITA E GJYKIMIT për TY dhe për ato që po i shërbejnë këtij plani kriminal!”

Letra e plotë

Nisur nga zhvillimet e fundit, që duket qartazi rruga qorre e një grupi kriminal, që në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë, pa pasur akoma një DEKRET për caktimin e datës së zgjedhjeve, për të mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme, duket se po e çon vendin në vëllavrasje.

Mark, reflekto sa je në kohë!

Nuk mund të mbash këtë njollë të zezë mbi shpatulla, as ti dhe as familja jote.

Nuk mund të të mbajë në gjirin e tij as populli i kësaj treve që u burgos, u internua dhe u masakrua nga regjimi komunist, trashigimtar i te cilit eshte sot pinjolli i firmetarit të denimit te dhjetra intelektualeve, Edi Rama.

Mos nxit konflikte të pa nevojshme ku vëllezërit dhe motrat e Bashkisë Vau Dejës , të të mbajnë mend si një ogurzi, si një shegërt i krimit më të neveritshëm, i cili për egon e tij personale të fryrë nga pëshpërima djallëzore nga një grup njerëzish që e rrethojnë , me një historik kriminal që të gjithë e dime, po të përdorin si “ mish për top”.

Votime pa zgjedhje nuk mund të ketë, edhe ti e di këtë fakt.

Kjo është një betejë madhore ku duhet të mendohen interesat kushtetuese dhe qytetare!

Të gjithe NE banoret e Bashkise Vau Dejës jemi dhe do të jemi në shtepite tona, në familjet tona duke luftuar për ditë për paqe e begati, për lirinë e për demokracinë edhe pas farsës që po mundohet kryeministri të bëjë, por mos HARRO!

Nuk është data 30 dita e zgjedhjeve për NE, por DITA E GJYKIMIT për TY dhe për ato që po i sherbejnë këtij plani kriminal!

REFLEKTO sa ka ende kohe, jep kontributin që të shmanget kjo paligjshmeri që mund të ketë pasoja që askush s’do i deshironte.

Është e rëndë të mbash mbi shpatulla misionin kriminal të rilindjes pasi nuk mund të rishohësh më të kaluarën tënde, pasi do të jetë vonë!

Të fundit