Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Damianin e kemi kapërdirë për t’ju ofruar shqiptarëve zgjedhje të ndershme

Alibeaj: Damianin e kemi kapërdirë për t’ju ofruar

Anëtari i grupit të punës së opozitës së bashkuar për draftin e reformës Enkelejd Alibeaj beson se reforma zgjedhore do të finalizohet me sukses më 15 mars.

Në tryezën e Këshillit Politik janë gjithsej 13 çështje, ku 9 prej tyre janë propozuar nga opozita. Alibeaj theksoi se ka një parakusht, shumë të rëndësishëm, që është ndarja e shtetit nga partitë politike gjatë fushatës elektorale.

“Ligji zgjedhor do të përcaktojë ndalimin e tundimit për të përdorur administratën si repart ushtarak elektoral”, tha ai për Abc news.

Ai foli edhe për të shumëdebatuarin Damian Gjiknuri, në tryezën e reformës zgjedhore.

“Damiani nuk është problemi ynë, por i palës tjetër që e ka sjellë. Në thelb duhet të kuptojmë se Damiani është vetë Rama. Kështu ne kemi kapërdirë edhe Damianin për t’ju ofruar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota e lirë është e rëndësishme ndaj është edhe kusht i Bundestagut gjerman. Është kusht që reforma të bëhet brenda 15 Marsit dhe të testohet në zgjedhje të parakohshme”.

Të fundit