Flash News

KRYESORE

Alibeaj: Sulmi ndaj kryebashkiakut të Lushnjës për shkak të prishjes së pazareve

Alibeaj: Sulmi ndaj kryebashkiakut të Lushnjës për shkak të

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj mendon se atentati me granatë ndaj kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe ku u plagos edhe sekretarja e tij, ndodhi për shkak të zgjedhjeve monopartiake të 30 qershorit, e ai mendon se do të ketë të tjera raste të ngjashme.

Alibeaj gjykon se çështja lidhet me prishjen e pazareve.

“Nuk ka për të pasur asnjë deklaratë nga policia. Është çështje kryekëput prishjesh pazaresh. Një pushtet qoftë edhe bashkiak i fituar pa zgjeshje si ato të 30 qershorit, i fituar në presionin apo joshjen e parave të çojnë këtu. Askush nga kryetarët e bashkive që janë sot në detyrë nuk e konsiderojnë qenien në detyrë si një djersitje gjatë fushatës elektorale dhe borxhi moral dhe politik ndaj qytetarëve. E kanë marrë të dhuruar, pa garë, pa proces dhe për këtë arsye të tilla ngjarje do të kësh. Abuzimi me pushtetin do të kapë majat dhe skandalet do të jenë po të tilla. Shumë shpejt do të dëgjoni edhe të tjera.”, tha Alibeaj për “Ora News”.

Të fundit