Flash News

KRYESORE

Ambasada Amerikane përshëndet marrëveshjen opozitë-mazhorancë: Shpresojmë që palët të ecin për zgjedhje të lira nga mashtrimi

Ambasada Amerikane përshëndet marrëveshjen

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në faqen zyrtare në Faceboook, ka përshëndetur marrëveshjen mes opozitës dhe mazhorancës për "Reformën Zgjedhore".

Në reagimin e tyre, Ambasada Amrikane thekson se ky është një hap shumë i rëndësishëm për trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

Po ashtu, në këtë reagim, Ambasada Amerikane në Tiranë, shpreson se fryma e bashkëpunimit të vazhdojë:

🇦🇱️ | Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni.”,

Të fundit