Flash News

KRYESORE

Ambasadori gjerman tregon se si ndalet emigrimi në Shqipëri

Ambasadori gjerman tregon se si ndalet emigrimi në Shqipëri

Ambasadori gjerman Peter Zingraf foli edhe për largimin e turinjve, ku shumica zgjedhin që të nisin një jetë të re në Gjermani.

Ai e cilëson si një çështje mjaft me rëndësi këtë ndërsa shton se emigrimi nuk mund të ndalohet.

“Punëtorët dhe profesionistët e kualifikuar nga Shqipëria janë të mirëpritur në Gjermani.  Nga ana tjetër, Gjermania strategjikisht dëshiron  një  Shqipëri  të qëndrueshme dhe me prosperitet.  Si mund të kontribuojmë që rinia të ketë kushte më të mira në Shqipëri?  Ka dy mënyra: në projektet për zhvillim Gjermania në 30 vjet  është përpjekur që t'i japë prioritet përmirësimit të jetës së  qytetarëve shqiptarë.  Kemi zbatuar projekte për furnizimin me ujë në zonat urbane dhe rurale, projekte për menaxhimin e mbetjeve, projekte sociale që i japin shanse dhe mundësi rinisë.

Por mbështetja më e madhe duhet të vijë nga institucionet shqiptare, nga qeveria , në nivel qendror dhe lokal për të përmirësuar kushtet e  jetesës, ҫrrënjosur korrupsionin, ndërtuar një sistem më të mirë arsimor dhe shëndetësor për të mbajtur rininë dhe njerëzit  në Shqipëri.”, tha Zingraf.

Ai shtoi se vazhdimi i reformës  në drejtësi do të jetë një shenjë domethënëse për rininë.

Të fundit