Flash News

KRYESORE

Ambasadori izraelit ka një këshillë për Shqipërinë për familjet e luftëtarëve të ISIS-it

Ambasadori izraelit ka një këshillë për Shqipërinë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë Noah Gal Gendler mendon se Shqipëria duhet t’i shikojë ndryshe luftëtarët e Shtetit Islamik, e ndryshe familjet e tyre.

“Mendoj se duhet të bëni dallimin mes familjeve dhe luftëtarëve. Familjet e tyre mund t’i ktheni në Shqipëri duke parë se cili është qëndrimi i tyre, ndërsa për luftëtarët mendoj se është një detyre e rrezikshme sepse nëse këta njerëz kthehen dhe nuk paguajnë çmimin për aktet e tyre, është ekstremisht e rrezikshme” tha ambasadori izraelit në News 24.

Ai shtoi se lufta kundër terrorizmit është një detyrë ndërkombëtare. Sipas tij një vend i vetëm nuk mund ta realizojë atë.

Të fundit