Flash News

KRYESORE

Ambasadorja Çitaku: Së shpejti vendosim marrëdhënie diplomatike me Serbinë

Ambasadorja Çitaku: Së shpejti vendosim marrëdhënie

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka shprehur besimin se Kosova shumë shpejt do të nënshkruajë marrëdhënie diplomatike edhe me Serbinë.

Ajo gjatë fjalës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se kush ka dyshimin për legalitetin e pavarësisë së Kosovës të lexojë vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Është e vërtetë se Kosova është shtet i ri, por ne jemi një komb shumë i vjetër.

Ne kemi qenë gjithmonë aty. Jemi krenarë për aleancat që kemi me të gjithë ju dhe shpresoj se së shpejti Kosova do të nënshkruajë marrëdhëniet diplomatike edhe me Serbinë”,  u shpreh Çitaku.

Të fundit