Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e Francës në Tiranë tregon prapaskenat për negociatat e Shqipërisë

Ambasadorja e Francës në Tiranë tregon prapaskenat për

Franca ka qenë një ndër shtetet që ka qenë kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Gjatë mbledhjes së liderëve të shteteve të BE-së më 18 tetor do të vendoset e ardhmja si e vendit tonë, ashtu edhe e Maqedonisë Së Veriut, sa i përket nisjes së negociatave për t’u bërë pjesë e unionit.

Nëse më përpara situata ka qenë më e komplikuar, duket se këtë herë shteti francez është më i lëkundur.

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak deklaroi se Parisi po konsultohet me Berlinin sa i përket vendimit që do të marrë për Shqipërinë. Por nuk është çudi që ata të votojnë për “Po”.

"Nuk jam në gjendje të përgjigjem. Autoritet shqiptare e dinë që vendimi do të merret nga autoritet më të larta. Në kthimin nga Nju Jorku zoti Rama na nderoi me pjesëmarrjen e tij në homazhet për Zhak Shirakun. Në Shqipëri e dinë të gjithë se për vendime kaq të rëndësishme zyrtare ka konsultime të gjata. Unë nuk jam në gjendje t’ju them këtë gjë pasi konsultimet vazhdojnë, mes palëve me njeri tjetrin dhe ata janë konsultime të gjata, pra në Gjermani. " tha ambasadorja Vasak për Vizion Plus.

Më parë Presidenti Macron u shpreh se përpara zgjerimit Evropa ka nevojë për reformim.

Të fundit