Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e Kosovës në tavolinë me Donald Trump; çfarë i kërkoi presidentit të SHBA

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku është takuar dje me presidentin amerikan, Donald Trump. Çitaku dhe Trump ishin të ulur bashkë në tavolinë, me rastin e darkës së iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë.

Ambasadorja thotë se ka biseduar për shumë çështje me presidentin dhe i ka kërkuar ndërhyrjen direkte në proceset kyçe që po kalon vendi i saj.

“Kënaqësi të ulesha me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë për darkën e iftarit. Folëm për shumë çështje që shqetësojnë Kosovën dhe diskutuam nevojën për përfshirjen direkte të SHBA-së në proceset e rëndësishme në të cilat po kalon shteti ynë i ri. Lidhja midis dy kombeve tona është e fortë”, shkruan Çitaku.

Të fundit