Flash News

KRYESORE

Analisti ‘nxehet’ me Braçen dhe Berishën: Po të isha prokuror do u vija gjobë

Analisti ‘nxehet’ me Braçen dhe Berishën: Po të

I ftuar në emisionin Reopolitix në Report tv, analisti Shpëtim Nazarko i cilësoi si pavend deklaratat e ish-kryeministrit Berisha dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe për atentatin ndaj prokurorit Ndoj.

“Po të isha unë prokuror i vendit do ti merrja të dy për veshi e do ju thoja do gjobiteni për prishje të qetësisë publike. Mu shporrni nga sytë do ju thoja. Ata meritojnë të paditen. Njerëzia ka halle, këta vijnë e i thonë njëri-tjetritn do vrasë ky do vrasë ai. Çfarë i dinë këta njerëzit. Klasa politike duket sikur janë me Enver Hoxhën. Edhe këta janë izoluar nga bota”-tha Nazarko në Reopolitix.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në rubrikën personale në Facebook ‘Qytetari Dixhital’ ka publikuar sot një denoncim për atentatin ndaj prokurorit Ndoj.

Sipas pretendimeve të qytetarit dixhital, në atentatin e prokurorit dyshohet të jetë përfshire zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Ndërsa Braçe nga ana e tij e quajti Berishën “kriminel barbar”, që i vuri në rrezik jetën.

Të fundit