Flash News

KRYESORE

Anastas Angjeli kritika mazhorancës: Të frenojë largimin e profesionistëve

Anastas Angjeli kritika mazhorancës: Të frenojë largimin e

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli ishte i ftuar në emisionin ‘Ekopolitikë’ në Ora News, ku u diskutua në lidhje me pasojat që i sjellin ekonomisë largimi i të rinjve të arsimuar.

Sipas tij, mazhoranca duhet të bëjë maksimumin për frenimin e mjekëve, inxhinerëve dhe arsimtarëve, duke përdorur mekanizma të ndryshëm, si për shëmbull paga më të larta.

“Çfarë bën shtetit për të plotësuar objektivat e qytetarit që të mos ikë nga vendi i tij? Ai mund të ikë se do të jetojë më mirë, por ti duhet të bësh maksimumin. E dyta, duhet të shqetësohemi për disa shërbime kryesore që çdo qytetar ka të drejtën t'i ketë, shëndetësia, arsimit, shërbimet e tjera publike që duhet t'i ofrohen çdo qytetari. Nëse ne jemi të shqetësuar se shumë mjek, infermierë apo inxhinierë na ikin dhe ne duhet që shërbimin mjekësor t'ia afrojmë të gjithë qytetarëve kudo që janë, atëherë çfarë mekanizmat, instrumentesh financiare duhet të përdorim që ky mjet të shkojë të punojë atje për disa vite duke u shpërblyer më shumë se dikush tjetër”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse qeveria i ka në fokus këto sugjerime, ai sqaroi: “Po. Janë marrë dhe priten disa vendime me stimul financiar për të siguruar mbështetjen e disa shërbimeve ndaj qytetarëve me shërbime dhe profesione të veçanta. T'u ofrohet një rrogë më e lartë. Të ketë trajtim tjetër financiar për mësues në distanca të caktuara, të ketë një rrogë ndryshe për një infermiere ndryshe kur është në mes të Tiranës ndryshe kur është në një fshat të larg. Të ketë edhe një shkallëzim në kohë që shkon tre vjet njëri dhe më pas tjetrit”.

Të fundit