Flash News

KRYESORE

Andrea Bocelli del kundër qeverisë italiane, i bën thirrje qytetarëve të refuzojnë masat

Andrea Bocelli del kundër qeverisë italiane, i bën thirrje

Andrea Bocelli, një emër shumë i njohur i muzikës së operas italiane, është shprehur duke thënë  se është ndjerë “i poshtëruar dhe ofenduar” nga masat bllokuese të vendosura në vend për shkak të koronavirusit.

“Unë nuk mund të largohesha nga shtëpia edhe pse nuk kisha bërë asnjë krim,” - tha Bocelli.

Të dielën e Pashkëve, Bocelli këndoi i vetëm në një katedrale të shkretë të Milanos në një shfaqje solo të transmetuar drejtpërdrejtë të quajtur ”Muzikë për Shpresën”.

Bocelli bëri komentet  e tij në një konferencë në Senatin e Italisë, ku morën pjesë politikanë të opozitës përfshirë Matteo Salvini, lideri i partisë së ekstremit të djathtë të “Lega Nordit”. Salvini ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Giuseppe Conte për trajtimin e krizës shëndetësore në Itali.

Gjatë fjalimit, 61-vjeçari tha se nuk iu bind rregullave të karantinës:  sepse nuk mendoja se ishte më mirë ose e më e shëndetshme të qëndroja në shtëpi në moshën time.

“Unë jam në moshë të caktuar dhe kam nevojë për diell dhe vitaminë D, shtoi ai. Bocelli gjithashtu sugjeroi që qytetarët e tjerë duhet të “refuzojnë të ndjekin rregullat. Le të refuzojmë të ndjekim këtë rregull. Le të lexojmë libra, të lëvizim, të njohim njëri-tjetrin, të bisedojmë, dialogojmë”, u shpreh këngëtari.

Bocelli, i cili ka dy djem të rritur nga martesa e tij e mëparshme dhe një vajzë me gruan e tij të dytë e cila është dhe menaxherja e tij , Veronica Berti, gjithashtu kritikoi qasjen e qeverisë italiane për rihapjen e shkollave.

“Unë kam një vajzë tetë vjeçare dhe është e paimagjinueshme që këta fëmijë do të duhet të shkojnë në shkollë të ndarë nga një copë peçikllazi dhe të fshehur pas një maske. Është e paimagjinueshme që shkollat u mbyllën kaq shpejt dhe me të njëjtën shpejtësi u hapen klubet e natës, ku të rinjtë shkojnë jo për të mësuar, por për të shpërndarë trurin e tyre”.

Të fundit