Flash News

KRYESORE

Anulohet mbrëmja e maturës, ministrja Shahini sqaron vendimin

Anulohet mbrëmja e maturës, ministrja Shahini sqaron vendimin

Në një lidhje online, ministrja e Arsimit, Besa Shahini i është përgjigjur disa pyetjeve të maturantëve, në lidhje me zhvillimin e provimeve të maturës.

“Nga data 4 maj, Rezarta Vrapi, drejtore e qendrës së shërbimeve arsimore, çdo ditë do t’ju informojë për detaje të ndryshme të provimit të maturës. Jo vetëm për përmbajtjen e testit por edhe për elementë të administrimit.”

Besa Shahini është pyetur po ashtu edhe për mbrëmjen e maturës nëse do të realizohet apo jo dhe ajo është shprehur duke thënë se jo.

“Fatkeqësisht jo. Mbrëmja e maturës nuk do të lejohet. Janë festa që nuk e mundësojnë distancimin social mes nxënësve kështu që këtë vit duhet të anulohen dhe të gjejnë forma të tjera për të festuar.”

Të fundit