Flash News

KRYESORE

Anxhela Peristeri tregon eksperiencën e hershme në televizion: Spikere lajmesh

Anxhela Peristeri është një këngëtare e talentuar e dashur për publikun. Mirëpo nuk e kishim ditur se i është dashur të prezantojë emisione televizive, madje të bëjë spikeren e lajmeve, përpara se ti hynte muzikës.

E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja ka risjellë në vëmendje se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për t’u futur në botën e artit.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s`mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”- ka rrëfyer Anxhela.

Anxhela Peristeri konsiderohet si një nga vokalet më të mira të skenës shqiptare.

Të fundit