Flash News

KRYESORE

Arabia Saudite ‘dënim me vdekje’ për femrat aktiviste

Arabia Saudite ‘dënim me vdekje’ për femrat aktiviste

Prokurori publik i Arabisë Saudite kërkon dënimin me vdekje pëe pesë aktivistet që kanë lobuar për të drejtat e njeriut, të cilat aktualisht janë duke u gjykuar nga gjykata e terrorizmit në Arabi, sipas grupeve të të drejtave.

Të martën , në një deklaratë të ‘Human Rights Watch’ (HRW), u tha  se akuzat kundër aktivistëve "nuk i ngjajnë krimeve të njohura" dhe përfshijnë "nxitje për të protestuar", "duke kënduar slogane armiqësore ndaj regjimit" dhe "duke ofruar mbështetje morale për protestuesit".

Autoritetet kanë mbajtur pesë aktivistët, në paraburgim pa përfaqësim ligjor për më shumë se dy vjet.

Ata duhet të paraqiten përsëri në gjykatë më 28 tetor, sipas HRW.

"Çdo ekzekutim është i tmerrshëm, por kërkimi i dënimit me vdekje për aktivistët si Isra-al-Ghomgham, të cilët nuk janë akuzuar as për sjellje të dhunshme, është monstruoze", ka thënë Sarah Leah Ëhitson, drejtoreshë e Lindjes së Mesme në HRW.

ALQST, një grup në Mbretërinë e Bashkuar që advokon për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, më parë njoftoi vendimin e prokurorit publik në Twitter të dielën.

Grupi i të drejtave gjithashtu mohoi njoftimet që kishin dalë në mediat sociale ku thuhej se të paraburgosurit tashmë ishin ekzekutuar, duke thënë se rasti është "ende në shqyrtim".

Të fundit