Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Arjan Ndoj flet pas atentatit: Nuk e prisja këtë, ju tregoj përse mbaja thasë me dosje në makinë
Prokurori Arjan Ndoj ka folur tre ditë pasi makina në të cilën ai po udhëtonte u qëllua me armë, nga ku u plagos vetë, e po ashtu edhe dy persona të tjerë që ndodheshin me të në makinë.
Ai qëndron nën vëzhgimin e mjekëve në repartin e Ortopedisë në Durrës, ndërkohë që shenjat nga sulmi janë të dukshme. Afër dhomës ku qëndron janë të pranishëm edhe dy punonjës policie që merren me ruajtjen e tij.
Në makinë iu gjetën dosja e gjyqtarit të vrarë të Vlorës, Skerdilajd Konomi, si edhe një dosje e vjedhur në prokurorinë e Durrësit, përveç shuam dokumenteve të tjera.
“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoja për A2.
Sa i përket akuzave se ai ka lidhje me grupe kriminale, prokurori u përgjigj:
“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohesha. Çdo gjë e kisha pritur, vetëm këtë jo. Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma. Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë”, tha prokurori.