Flash News

KRYESORE

Armë, drogë dhe municione në Kukës/ Policia ndalon dy makina, 4 në pranga

Armë, drogë dhe municione në Kukës/ Policia ndalon dy

Në kuadër të operacionit 'Kopshti i Skacajve' në Kukës janë arrestuar 4 persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, drogë dhe municione ushtarake.

Të arrestuarit janë:

A. H., 33 vjeç, H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

Në bazë të hetimeve të kryera rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë të DVP Kukës kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip "Benz" dhe "Opel".

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

 

 

 

Të fundit