Flash News

KRYESORE

Arsyeja pse meshkujt duhet të mbajnë mjekër

Nëse dikur keni pasur frikë se bakteret që gjenden në mjekrën tuaj janë të dëmshme, tani nuk keni pse të shqetësoheni. Një studim i ri na sugjeron se bakteret që rriten në mjekër mund të zhvillojnë antibiotikë të rinj. Studiuesit kanë dalë në konkluzionin se meshkujt që nuk mbajnë mjekër janë më të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet në lëkurë (për shkak të rezistencës ndaj antibiotikëve) në krahasim me meshkujt që mbajnë mjekër.

Në studim u përfshinë rreth 400 meshkuj me dhe pa mjekër. Testimet treguan se meshkujt pa mjekër janë 10% më shumë të rrezikuar të preken nga bakteri ‘staphylococcus aureus’, që shkakton infeksione në lëkurë dhe rrugët e frymëmarrjes. Doktor Adam Roberts, një mikrobiolog, gjatë studimit pa se u rritën rreth 100 baktere të ndryshme nga mjekra. Pjesë e tyre është edhe një mikrob që vriste bakteret e tjera. Doktori e izoloi mikrobin dhe e testoi kundra një paraziti të quajtur E. Coli, i cili shkakton infeksione në traktin urinar. Mikrobi e asgjësoi menjëherë parazitin E. Coli.

Studiuesit thonë se një pjesë ë këtyre baktereve të fuqishme mund të përdoren për krijimin e antibiotikëve të rinj, të cilët kanë mundësinë të zënë vendin e ilaçeve dhe kurave që po e humbasin efektin e tyre. Rreth 700 mijë njerëz vdesin në vit, pasi trupi i tyre fiton imunitet nga antibiotikët, ndërsa këto 30 vitet e fundit nuk janë krijuar më antibiotikë të rinj.

Të fundit