Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha nuk mohon se po kërkohet nga Prokuroria: ‘Trimat’ e Besim Hajdarmatajt, më prisni edhe ca ditë

Sot në faqen e gazetës ‘Rilindja Demokratike’ është publikuar lajmi për hetimin që ka nisur ndaj një gazetari të njohur, i cili dyshohet se përmes deklaratave televizive është përpjekur të sabotojë hetimet. Kjo gazetë e lidh këtë hetim drejtpërdrejtë me gazetarin investigativ Artan Hoxha.

Artan Hoxha ka reaguar me anë të një statusi në facebook, por duke mos e mohuar lajmin. Madje i kërkon Hadarmatajt që të presë dhe ca ditë derisa të kthehet.

“ Rastesisht mora vesh nga gazeta e PD-se, se po me kerkojne prokuroret e krimeve te renda te Besim Hajdarmates...dhe se kam ca si shume dite qe jam “zhdukur” ....

Hej “trimat” e Besimit, qe gjithnje para se te beni nje veprim njoftoni qytetarin dixhital, beni qejf edhe ca dite sepse vertete jam shume larg dhe u kam lene rehat keto kohe....

ne fakt po beni ate qe u kam thene publikisht qe me 17 tetor, hetimi niset nga poshte, nga provat, nga polici ne terren, shefi krimeve, shefi komisariatit, drejtori policise i qarkut, pastaj shkojme te Haki Cako, dhe sigurisht Tahiri dhe gjeniu i kanabizimit te vendit Edi Rama dora vete...

u thashe qe ashtu si e niset hetimin, me urdher politik, vetem sa e sabotuat ceshtjen dhe u dhate mundesine ketyre qe kane ikur se fundi te iknin te paret...

me prisni, nga fillimi javes me keni aty, kete radhe vertet po vi nga Xhungla, po nga xhungla e vertete ku ka rregull, ku mbret eshte luani dhe jo hienat si ne ate pyllin tone shqiptar...”, shkruan Hoxha në ‘facebook’.

Të fundit