Flash News

KRYESORE

Artur Metani nuk është i vetmi, njihuni me familjarët e zyrtarëve të lartë të PS në sistemin e drejtësisë

Dje, që në seancën e parë parlamentare të sesionit të ri për 2020-ën u zgjodh kreu i ri i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Me 98 vota pro është zgjedhur në këtë post Artur Metani.

Bëhet fjalë për vëllain e deputetes socialiste, dhe ish ministren Eglantina Gjermeni, e cila nuk ka marrë pjesë në votim, për shkak se ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.

Artur Metani ka mbajtur më parë edhe postin e Avokatit të Shtetit. Ai ishte renditur i pari në listën që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar Kuvendit.

Por, Metani nuk është i vetmi që mban post drejtues në institucionet e drejtësisë, pasi në rrethin e socialistëve ka edhe raste të tjera të ngjashme.

Ata janë vënën vazhdimisht nën shënjestër të akuzave edhe nga opozita.

Kujtojmë këtu rastin e Gent Ibrahimit, kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai njihet edhe si kunati (bashkëshorti i motrës) së ish –ministres së PS, Mimi Kodheli.

Sokol Berberi, një ish gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, njihet si kunati, vëllai i gruas së ish ministrit Fatmir Xhafaj.

Po ashtu, akuzat kanë depërtuar edhe trupën e vettingut. Konkretisht, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Pamela Qirko, e cila është motra e Belinda Ballukut, ministres së Infrastrukturës.

Të fundit