Flash News


KRYESORE

Associated Press: Lajmet false për tërmetin nxjerrin shqiptarët në rrugë natën

Associated Press: Lajmet false për tërmetin nxjerrin shqiptarët

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, ‘Associated Press’ shkruan për lajmet që qarkulluan mbrëmë në disa portale për mundësinë e rënies së një tërmeti, lajme false të cilat shkaktuan panik të madh tek qytetarët në Tiranë.

“Policia shqiptare thotë se ka marrë në pyetje dy gazetarë me dyshimin se provokuan panik duke raportuar se një tërmet i madh do të ndodhte, pas një tërmeti të hershëm që plagosi 105 njerëz dhe dëmtoi qindra ndërtesa.

Në kryeqytet njerëzit dolën me vrap jashtë, mbrëmjen e së dielës nga frika e këtyre raportimeve. Shumë makina u parkuan përgjatë autostradës duke shkaktuar një kaos në trafik.

Të tjerë shkuan në stadium me valixhe të vogla ose qëndruan nëpër kafene orët e vona të natës.

Tërmeti i së shtunës pasdite, me madhësi 5.8 sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në Shqipëri dhe sipas Anketës Gjeologjike të Sh.B.A-së dhe Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, dëmtoi rreth 915 ndërtesa. Shkollat ​​fillore dhe të mesme qëndruan të mbyllura ditën e hënë”-shkruan Associated Press.

Burimi: abcnews.go.com

Të fundit