Flash News

KRYESORE

Atentat në derë të shtëpisë anëtarit të bandës së Niklës, i vrasin hallën, vetë plagoset

Atentat në derë të shtëpisë anëtarit të

Pak para mesnatës së mbrëmshme, një atentat me armë zjarri është shënuar në fshatin Zezë, në Krujë.

Për pasojë një grua ndërroi jetë dhe nipi i saj u plagos pas një breshërie plumbash në drejtim tyre.

“Më datë 21.09.2019, rreth orës 23:50, jemi njoftuar se në fshatin Zezë, Krujë janë plagosur me armë zjarri shtetasit M.H., dhe Sh.B.,

Shtetësia Sh.B., ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi M.H., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron paraprakisht policia.

Por, shënjestra e atentatit, Mariglen Haka nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, ndërsa e vdekur mbeti halla e tij, Shpresa Basha, pak pasi mbërriti në spital.

Në qershor të vitit 2011, Haka është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut në Tiranë.

Në atë kohë u tha se e kishte vrarë biznesmenin pasi dyshonte se viktima ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, në vitin 2004.

Nga ana tjetër, ai njihet edhe si anëtar i bandës së Niklës, i arrestuar në shtator të një viti më parë, të akuzuar për armatime dhe municione luftarake pa leje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, ky i fundit i dënuar me 8 muaj burg për kallëzim të rremë ndaj atentatit të ish-deputetit Tom Doshi.

Të fundit