Flash News

KRYESORE

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Lala: Bomba është mbajtur prej një jave në makinën që shpërtheu

Atentati ndaj Preng Gjinit/ Lala: Bomba është mbajtur prej një

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja pas hetimeve të deritanishme nga policia për atentatin e ndodhur pasditen e djeshme në zonën e ‘Vasil Shantos’ në Tiranë.

Sipas gazetares Lala në ‘Real Story’, automjeti ku ndodhi shpërthimi ishte në pronësi të kushëririt të Gjinit, Fatjon Dautaj i cili ishte menaxher në një shtypshkronjë.

“Makina ishte në pronësi të djalit të hallës së Preng Gjinit, Fatjon Dautaj i cili punon si menaxher në një shtypshkronjë në Tiranë.

Preng Gjini kishte larguar familjen në SHBA dhe e përdorte herë pas here makinën e Dautajt. Gjini ka qëndruar rreth 15 minuta në ambientin e një universiteti privat dhe ka marrë makinën në drejtim të një banese të paidentifikuar. Kur ka dalë në stacionin e parë mbi urë u bë shpërthimi i komanduar.

Bomba është mbajtur për një javë në makinë, pasi është hequr komplet goma kur është vënë. Është pritur të jetë objektivi i vetëm, duke qenë se ishte i vetmi moment i vetëm dhe më pas kanë bërë shpërthimin në distancë”, tha gazetarja.

Kujtojme se Gjini mbeti i plagosur rëndë pas shpërthimit dhe aktualisht ndodhet te Spitali i Traumës.

 

Të fundit