Flash News

KRYESORE

Atletja e Lojërave Olimpike dënohet me tetë vite heqje lirie, pas drogës që ju gjet në makinë

Atletja e Lojërave Olimpike dënohet me tetë vite heqje lirie, pas

Atletja hollandeze, Madiea Ghafoor është dënuar me tetë vite heqje lirie, pasi u shpall fajtore për kontrabandë droge.

27-vjeçarja, e cila garoi në stafetën 4x400m në Rio 2016, posedonte drogë me vlerë 2 milion £ në bagazhin e makinës së saj, në  momentin që u ndalua pas një kontrolli rutinë në Elten të Gjermanisë.

Gjithesj 50 kg tableta ekstazi, 2 kg meth kristal dhe 11.950 euro para të gatshme.

"Me aktvendimin e gjykatës gjermane, Unioni i Atletikës hedh poshtë veprimet e Ghafoor. Unioni i Atletikës dënon çdo përdorim ose tregti me doping ose drogë dhe angazhohet për ligjin holandez të dopingut”, tha Unioni Hollandez i Atletikës.

Ghafoor para trupës gjykuese nuk ka pranuar se është poseduese e lëndës narkotike.

Burimi: BBC

Të fundit