Flash News

KRYESORE

Aurela Gaçe planifikon të martohet sërish?

Aurela Gaçe Martohet sërish? Në shtator të 2023…

Këngëtarja Aurela Gaçe ka kujtuar me mall 7-vjetorin e martesës së saj me Skerdin. Aurela ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga dasma ku shfaqet e lumtur me bashkëshortin dhe vajzën e saj Graçe (Greis).

Por vëmendjen në statu e ka marrë vajza e saj me e vogël, Abigail, që sipas këngëtares do të kërkojë një dasëm si motra më e madhe. Aurela propozon një festë të dytë më 20 shtator 2023.

Postimi i Aurelës:

20 /Shtator / 2013

7 vjet nga kjo ditë.

Gëzuam, kërcyem e kënduam me frutin e dashurisë tonë në duar, vajzën tonë të parë, Grace( Greis)

Dasmën e bëmë për kokërr te qejfit, për te gëzuar bashkë me familjen, me miq e shokë shumë.

Vajza tjeter, e vogla Abigail, akoma nuk di gjë që e kemi bere kete pa lejen e saj edhe kam frikë se do te kerkojë edhe ajo te jetë në dasëm si motra e madhe..

Si thoni @geraldina_sposa ? E shkrepim edhe një festë tjetër? Sigurisht jo tani , thjeshte dua te di a jeni te lirë ne 20 Shtator2023?

Të fundit