Flash News

KRYESORE

Aurela Hoxha nga karantina e saj në Barcelonë: Këtu deri para një jave bëhej jetë normale

Aurela Hoxha nga karantina e saj në Barcelonë: Këtu deri para

Në një lidhje me skype me Rudinën, modelja Aurela Hoxha, e cila tashmë prej disa kohësh jeton në Barcelonë.

Ajo tregoi se ka qenë në Milano në ditët e para të shpërthimit të koronavirusit në Itali. Më pas është rikthyer në Spanjë dhe tregoi se deri para një javë aty bëhej jetë normale.

“Në këto momente jam në Barcelonë. Këtu nuk ka shumë që ka filluar mbyllja. Përpara kësaj, unë isha në Milano pikërisht në ditët kur filloi e gjitha kjo. Frika më e madhe ishte kur u dëgjuan edhe rastet e para, sidomos nga ne që ishim turistë, ishte një situatë disi e rënduar dhe realisht të gjithë kaluam një frikë të madhe. Më pas, u ktheva në Barcelonë, ku më priste dhe familja ime, sepse më 27 shkurt ishte dhe ditëlindja ime. Realisht në Spanjë nuk po ndihej situata dhe aq e rënduar, njerëzit vazhdonin çdo gjë normalisht. Vetëm para një jave ka filluar që njerëzit janë mbyllur dhe është pezulluar çdo gjë,”- tha Aurela.

Të fundit